Gjithçka që duhet të dini
Pse MAYbe Less Sugar ?
Në Zvicër, një në dy persona konsumon shumë sheqerna të shtuara.
Nuk është çudi ! Ka sheqerna të shtuara kudo, dhe ndonjëherë në sasi të mëdha.
Dhe unë, a po e konsumoj shumë? Produktet nuk tregojnë se sa sheqer të shtuar kanë.
Pra, si ta di se sa konsumoj në ditë dhe nëse është shumë ?
MAYbe Less Sugar propozohet nga
partnerë të shëndetit për të ofruar
informacione mbi sheqernat e shtuara
Një llogaritës (calkulator) për të gjetur se sa konsumoni në ditë
Disa shpjegime mbi përfitimet e kufizimit të sheqernave të shtuara
këshilla
dhe gjëra për
të shijuar
të ngrënit
me më pak sheqer
Përfitimet e menjëhershme të pakësimit të sheqerit
- Mjaft me rënie të energjisë: niveli im i energjisë mbetet i qëndrueshëm gjatë gjithë ditës.
- Është mirë për moralin: humori im është shumë më pozitiv dhe jam më pak i irrituar.
- Është mirë për gjendjen mendore: përqendrimi im është në kulmin e tij, nuk kam më rënie të energjisë mendore.
- Përjetoj më pak ndjesi urie në çdo kohë .
- Kam më pak periudha pagjumësie.
- Po rizbuloj shijen dhe kënaqësinë e konsumimit të produkteve cilësore.
Sheqeri siguronë kënaqësi, por në doza të larta, mund të krijojë varësi. Duke e moderuar konsumin tim, unë ruaj lirinë dhe kënaqësinë.
Përfitimet afatmesme dhe afatgjata
- Është më efektive se çdo dietë! Është vërtetuar se dietat nuk ndihmojnë në kontrollin e peshës suaj. Megjithatë, konsumimi më i pakët sheqerit po!
- Një buzëqeshje rrezatuese: Po ruaj dhëmbët dhe po shmang llojin më të keq të luleshtrydhe (freza dentare), atë të dentistit 🙂
- Është më mirë se të gjitha ato kura detoks i rremë: mëlçia ime më falënderon
- Unë zvogëloj rrezikun e diabetit të tipit 2, obezitetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve të tjera kronike.
…dhe është mirë që të kujtoni se ndonjëherë është normale të humbasësh kontrollin, që mos t’i rezistoni.

Në maj, bëj atë
që të pëlqen?
Në parim, ne vendosim se çfarë hamë dhe pimë çdo ditë. Megjithatë, rrethanat tona ndikon në zgjedhjet tona (produkte që janë më shumë ose më pak të shtrenjta dhe të arritshme, reklamat, etj.). Dhe sa më shumë sheqer hamë, aq më shumë sheqer dëshirojmë. MAYbe Less Sugar mobilizon një rrjet të gjerë partnerësh për të promovuar një mjedis që na ndihmon të bëjmë zgjedhje të mira për shëndetin tonë. MAYbe Less Sugar mobilizon një rrjet të gjerë partnerësh për të promovuar një mjedis që na ndihmon të bëjmë zgjedhje të mira për shëndetin tonë.
Më 2 maj 2023, u bë një thirrje për veprim nën kujdesin e Aleancës për ushqimin dhe shëndetin, me mbështetjen e 50 organizatave për shëndetin.
Një thirrje për veprim për një reduktim të ndjeshëm të sheqerit në dietën tonë
Sheqerna të shtuara:
çfarë janë ?
Këto janë të gjitha sheqernat e izoluara që përdoren në produktet e gatshme për t’u ngrënë (pije të ëmbëlsuara, karamelët, ëmbelsira të pjekura, biskota, etj.) ose sheqeri që i shtojmë asaj që konsumojmë dhe asaj që gatuajmë.
Ndryshe nga sheqernat që gjenden natyrshëm në ushqime të tilla si frutat ose qumështi, sheqernat e shtuara nuk janë të nevojshme për dietën tonë.
Lista e përbërësve tregon nëse ka ndonjë të tillë, por ju duhet të dini të gjithë emrat e tyre ( shiko listën ). Etiketat nuk e specifikojnë sasinë. Fraza “dont sucre”, që do të thotë që përfshin sheqerna i referohet sheqernave të thjeshtë, të cilët nuk korrespondojnë domosdoshmërisht me sasinë e sheqernave të shtuar.

Embëlsues pa sheqer : një alternativë?
Sipas OMS-së (organizata botrore e shëndetësis), ëmbëlsuesit pa sheqer nuk duhet të përdoren si mjet për të kontrolluar peshën ose për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kronike.
Konsultohuni rekomandimet e OMS-së (në anglisht)
Më shumë informacion në frëngjisht: shihni njoftimin të ONU-së (organizata e kombeve të bashkuar)
Çfarë është një “ëmbëlsues pa sheqer”?
Këto janë ëmbëlsues jo-ushqyes (të cilët nuk përmbajnë ose pothuajse nuk përmbajnë kalori), qofshin sintetikë apo natyralë. Sipas OMS-së (OBSH-së, organizata nbotrore e shëndetësis), më të zakonshmit janë acesulfami K, aspartami, advantami, ciklamatet, neotami, sakarina, sukraloza, stevia dhe nën-produktet e stevias.
Shije natyrale e ëmbël
Ne kemi një tërheqje të natyrshme ndaj ëmbëlsisë. Kjo është arsyeja pse pediatrit rekomandojnë shmangien e sheqernave të shtuara deri në moshën 3 vjeç dhe kufizimin e tyre më pas. Ëmbëlsuesit pa sheqer kultivojnë shijen tonë për ëmbëlsi. Nëse do të bëjmë një përpjekje, është më mirë ta bëjmë të vlefshme.


Sheqer

Sheqer i shtuar

Sheqer

Sheqer i shtuar
Pse kaq shumë sheqerna të shtuara kudo?
Shtimi i sheqerit në një produkt ushqimor mund të përmirësojë : ruajtjen, ngjyrën, shijen, strukturën, volumin … Prandaj, këto sheqerna ofrojnë shumë përparësi dhe tani janë të pranishme në shumë produkte, shpesh pa e kuptuar fare. Nuk është e lehtë të ndalosh plotësisht konsumimin e tyre.
Duke ndryshuar disa zakone, mund ta zvogëloj konsumin tim ndërkohë që vazhdoj të marrë kënaqësi. Nuk ka nevojë të synoj zero sheqer të shtuar me çdo kusht për të qëndruar i shëndetshëm.
Së pari, duhet të di se sa sheqerna të shtuara po konsumoj, pra cilat produkte e përmbajnë atë dhe në çfarë sasie. Por nuk është e lehtë ta dish këtë duke lexuar etiketat.
Duke marrë pjesë në MAYbe Less Sugar, gjej përgjigje për pyetjet e mia.
Si mund ta zvogëloj konsumin tim?
Gjëja më e rëndësishme për të arritur të reduktoj konsumimin tim është, mbi të gjitha, të vendos qëllime konkrete dhe realistike, që do të mund t’i përmbush. Dhe nëse ndiej që po ia arrij lehtë, mund të ndryshoj qëllimin gradualisht. Roma nuk u ndërtua në një ditë!”

Shembuj të qëllimve konkretë
Qëllimi 1
Në vend që të pi një pije të gazuar në drekë, do të pi një shishe ujë 3 herë këtë javë, të hënën dhe të martën.
dhe të enjten.
Qëllimi 2
Për ndërmjetvaktin e nesërm, do të ha një mollë dhe disa bajame.
Qëllimi 3
Herën tjetër që do të dal për pazar, do të blej kos të thjeshtë në vend të kosit me fruta dhe do të shtoj një mollë të grirë.
Nëse e kuptoj se mund t’i arrij lehtësisht qëllimat e mia,
Mund t’i përshtas për të ulur pak më shumë konsumin, nëse dihem i/e gatshëm(e) për ta bërë.
Ja disa këshilla për të zvogëluar konsumin tim të sheqernave të shtuara:
Zëvendësoni pijet e ëmbla (kola, çaj të ftohtë, Fanta, etj.) nga ujë të gazuar ose pa gaz. Për t’i shtuar shije, mund të shtoj thjesht një fetë limoni, një gjethe menteje ose disa fruta të freskëta të prera në kube.
Zëvendësojeni reçelin ose kremin tim me një fetë djathi, gjizë ose një fetë proshute për një mëngjes të kripur, të shijshëm dhe të pasur me proteina për ta filluar ditën siç duhet!
Krahasoj marka të ndryshme të produktit tim të preferuar dhe zgjedh atë me më pak sheqerna të shtuara.
Preferoj të ha vakte vërtet të mira, të plota dhe të ekuilibruara që më mbushin stomakun, në mënyrë që të mos më zërë uria midis vakteve.
Gatuaj sa më shumë që të jetë e mundur vetë. Vaktet e përgatitura në shtëpi më sjellin kënaqësi të vërtetë personale dhe më lejojnë të jem më i kujdesshëm ndaj dietës sime krahasuar me ngrënien e vakteve të gatshme. Duke gatuar vetë, kontrolloj sasinë e sheqerit që shtoj.
Një ecje e shkurtër dhe e qetë pas vaktit mund të ndihmojë tretjen.
Nëse më zë etja, shijoj frutin tim të preferuar ose disa arra, bajame ose një përzierje arrash . Dhe nëse dëshiroj diçka të ëmbël, ha një sasi të vogël ëmbëlsire me cilësi të lartë për kënaqësi maksimale!
